Bota “Vaksinohu dhe pi birra falas”, Joe Biden premton edhe kujdes social falas...

“Vaksinohu dhe pi birra falas”, Joe Biden premton edhe kujdes social falas për ata që vaksinohen deri më 4 korrik

Nga birra tek kujdesi falas për fëmijët janë këto disa nga premtimet e presidentit amerikan Joe Biden për të bindur qytetarët që të vaksinohen, të paktën të marrin një dozë të vaksinës deri më 4 korrik që është dhe “Dita e Pavarësisë”.

“Birrë falas për të gjithë personat mbi 21 vjeç për të festuar pavarësinë nga virusi. Ne kemi nevojë për të gjithë që të bashkohemi për të mbërritur në pikën e finishit, amerikanët mund të bëjnë gjithçka së bashku, kështu që ju lutem, bëni pjesën tuaj. Vaksinohuni deri në 4 korrik, le të arrijmë qëllimin tonë 70%, le të shkojmë drejt verës, më të lirë dhe më të sigurt. Le të festojmë një ditë me të vërtetë historike të Pavarësisë”, u shpreh presidenti Biden.

Ja cilat janë disa nga nismat e marra nga Shtëpia e Bardhe për të përshpejtuar fushatën e vaksinimit:

-Kujdes për fëmijët falas

-Farmacitë do të jenë të hapura me orë të zgjatura  ku njerëzit mund të vaksinohen

-Thirrje dhe ndërgjegjësim në zonat me norma të ulëta të vaksinimit

-Një turn vaksinimi udhëhequr nga Zëvendës-Presidentja Kamala Harris për të inkurajuar njerëzit që injektohen

-Një iniciativë për të punuar me berberë, sallone bukurie për të inkurajuar vaksinimin

Rimëkëmbja nga pandemia ka qenë një nga prioritetet e Kreut të Shtëpisë së Bardhë që në momentin kur nisi të drejtojë vendin.

Procesi i vaksinimit ka ndikuar që të ulet në mënyrë të shpejtë numri i të infektuarve me COVID-19 një trend që administrata Biden dëshiron  ta zgjerojë edhe më shumë.

Sipas të dhënave zyrtare deri me tani rreth 63% e të rriturve amerikanë kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës.