Bota VIDEO/ Dritan Abazoviç ndez festën pas fitores së Ulqinit

VIDEO/ Dritan Abazoviç ndez festën pas fitores së Ulqinit

Partia Ura e Dritan Abazavoçit ka fituar komunën shqiptare të Ulqinit.

“Fituam 43%! Omer Bajraktari ynë do të jetë Kryetar i Komunës së Ulqinit!”, tha Abazoviç, ndërsa njerëzit festuan fitoren nëpër rrugët e qytetit shqiptar në Malin e Zi.

Sakaq më herët kreu i Lëvizjes “Ura” në Malin e Zi, Dritan Abazoviç tha se brenda 2 javësh pritet që vendi të ketë një qeveri të re.

I pyetur nga mediat se kur do të përfundojnë bisedimet pas marrjes së mandatit për formimin e kabinetit të ri, Abazoviç tha se nuk dëshironte të jepte një datë të saktë, por shtoi se gjithçka mund të mbyllej brenda 10-15 ditëve.

Abazoviç ka marrë mandatin nga Presidenti Gjukanoviç për krijimin e qeverisë pas rrëzimit të kabinetit me një mocion mosbesimi në parlament.