Aktualitet Vrasja e dyfishtë në Durrës, shoqërohen 20 persona

Vrasja e dyfishtë në Durrës, shoqërohen 20 persona

Mbi 20 persona janë shoqëruar në Komisariatin e Durrësit, pas atentatit të regjistruar një natë më parë në lagjen 14 të qytetit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se hetimet janë fokusuar në dy pista, atë të së shkuarës së Dorian Shkozës apo ndonjë konflikti të lindur së fundmi.

Ngjarja është regjistruar në biznesin (servis makinash) e Dorian Shkozës, i cili paraprakisht dyshohet të jetë objektivi i atentatit. Ndërsa Avdia, banor i lagjes, punonte me Shkozën si ndërmjetës në shit-blerjen e automjeteve.

Deri më tani ende nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen