Aktualitet Vrasje me thikë në Durrës, humb jetën nipi i Lefter Kokës

Vrasje me thikë në Durrës, humb jetën nipi i Lefter Kokës

Personi që mbeti i vrarë ditën e sotme në Durrës pasi e goditën me thikë është nipi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Halil Koka u godit me thikë nga autori i dyshuar Ilir Koçilja dhe për pasojë humbi jetën teksa dërgohej për në spital.

Mësohet se autori i dyshuar dhe viktima ishin fqinj dhe se sherri mes tyre kishte nisur që në pallat.

Situata mes tyre ka agravuar dhe teksa viktima kishte tentonte që të ikte, është rrëzuar në trotuar dhe ka qenë pikërisht vendi ku autori e ka qëlluar me thikë.

Banorët e zonës e përshkruajnë Koçiljan si një person problematik për komunitetin pasi dëmtonte makinat e banorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.