Aktualitet Vrasje në Tiranë, 37-vjeçari godet me thikë 60-vjeçarin

Vrasje në Tiranë, 37-vjeçari godet me thikë 60-vjeçarin

Një vrasje ka ndodhur mesditën e së shtunës në Tiranë, ku një 60-vjeçar është goditur për vdekje me thikë.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Harry Fultz” rreth orës 11:15. Viktima është 60-vjeçari me Ilir Kapo. Ky i fundit u godit me thikë nga 37-vjeçari Olgert Dhimitri pas një sherri mes tyre. Të dy kanë qenë në lokal dhe u konfliktuan me njëri-tjetrin për arsye që ende nuk dihen.

Mendohet se viktima dhe autori njihen mes tyre pasi banojnë në të njëjtën lagje. Dyshohet se autori është edhe përdorues i lëndëve narkotike.

Pas debatit në lokal, të dy dolën jashtë dhe u konfliktuan, ku 37-vjeçari goditi me thikë. 60-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.