Kryesore Yuri Kim shkon në Vlorë: Jam duke ndjekur edhe situatën në Himarë

Yuri Kim shkon në Vlorë: Jam duke ndjekur edhe situatën në Himarë

Nga Tirana, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka shkuar në Vlorë. Ajo tha se do të ndalet në disa qytete për të parë nga afër procesin e votimit.

Një koment e ka pasur edhe për Himarën, ku një prej kandidatëve, më konkretisht Fredi Beleri i koalicionit “Bashkën Fitojmë”, ndodhet në burg.

“Kam vizituar disa qytete. Kam qenë në Nivicë, Selenicë. Jam duke ndjekur edhe situatën në Himarë. Dhe do të jem e pranishme në shumë qytete të tjera. Natyrisht që jam një nga vëzhgueset e shumta në këto zgjedhje”, tha Kim për mediat.