Extra Zbulohet shifra/ Sa para i jep Ronaldo, Georgina-s për shpenzimet e përditshme

Zbulohet shifra/ Sa para i jep Ronaldo, Georgina-s për shpenzimet e përditshme

Çifti më i ndjekur në botë në rrjetin social Instagram është Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez: 203 milion ndjekës ai dhe 16.5 milion ajo. Mediat rozë kanë spekuluar për vite me këtë marrëdhënie që nisi në një dyqan luksoz veshjesh në Madrid: Georgina ishte punonjësja që i shërbeu futbollistit dhe nga aty lindi shkëndija.

Që prej bashkëjetesës me Cristiano Ronaldo-n Georgina u është përkushtuar me kohë të plotë fëmijëve të tyre. 3 kanë ardhur në jetë nga nënë surrogate, kurse vajzën e vogël Alana Martina e lindi Georgina.

Gjithsesi atë e konsiderojnë të katërt fëmijët si nënë dhe ajo kujdeset bashkë me dadot për ta. Njëherësh merret me financat e shpenzimeve të përditshme. Cristiano i jep 50 mijë deri në 100 mijë dollarë në muaj për gjithçka. Që nga ushqimi, fëmijët dhe shpenzimet e saj personale.

Edhe pse pa punë, Georgina ka të ardhurat e saj. Ajo paguhet 8 mijë euro për një postim në Instagram dhe 100 mijë euro nëse jep intervistë në media. Vetëm për pjesëmarrjen në Sanremo kërkoi 140 mijë euro, nga 25 mijë që ishte oferta fillestare. Pavarësisht se i dhuroi për bamirësi në një spital pediatrik.