Extra Zbulohet skeleti 43 milionë vjeçar i një balene me katër këmbë

Zbulohet skeleti 43 milionë vjeçar i një balene me katër këmbë

Së fundmi, shkencëtarët kanë zbuluar një fosile 43 milionë vjeçare të një specie të panjohur balene me 4 këmbë, që na ndihmon të gjurmojmë kalimin e balenave nga toka në det.

Balena e re amfibe e sapo zbuluar u gjet në Egjipt dhe i përket Protocetidae, një grupi të zhdukur balenash.

Fosili u çrrënjos nga shkëmbinjtë e Shkretëtirës Perëndimore të Egjiptit – një zonë e cila dikur ka qenë e mbuluar nga uji i detit dhe që ka siguruar një koleksion gjetjesh që tregojnë shumë rreth evoluimit të balenave.

Balena e quajtur, Phiomicetus anubis, mendohet të ketë pasur një trup të gjatë prej rreth 3 metrash dhe të peshonte rreth 600 kg. Gjithashtu ajo mendohet të ketë qenë një grabitqare në majë të zinxhirit ushqimor.

Kjo balenë e re ka ngritur pyetje rreth ekosistemeve të lashta si dhe ka ridrejtuar studimet rreth origjinës dhe bashkëjetesës së balenave prehistorike në Egjipt.