Kuriozitete Zemra juaj përmes 30 faktesh të pabesueshme

Zemra juaj përmes 30 faktesh të pabesueshme

Përgatiti: Profesor Ethem Ruka

1- Zemra vendoset lehtësisht pak majtas qendrës së kraharorit.

2- Madhësia mesatare e zemrës në lindje është sa një kokërr arre, pastaj rritet gradualisht për të arritur madhësinë e grushtit të një të rrituri.

3- Zemra juaj çdo minutë rreh 60-80 herë, çdo orë rreth 4 000 herë, gjatë një dite 115 000 herë dhe gjatë gjithë jetës tre miliardë herë.

4- Zemra fillon të rrah katër javë pas ngjizjes së jetës dhe vazhdon të rrahë gjithë jetën deri në vdekje.

5- Zemra e një të sapolinduri rreh 7-170 herë në minutë, pra shumë më shpejtë se ajo e një të rrituri.

6- Zemra është muskuli më i fortë i organizmit tuaj. Në një rrahje, ajo pompon gati katër lugë gjelle gjak, në një minutë rreth 5.6 litër gjak, gjatë një dite rreth 7500 litra gjak, ndërsa gjatë gjithë jetës rreth 1.5 milionë fuçi ose 200 çisterna treni me gjak.

7- Zemra e njeriut krijon aq presion brenda vetes sa mund të hedh gjakun përpjetë deri në rreth 9-10 m.

8- Zemra mund të vazhdojë të punojë edhe kur është e shkëputur nga trupi. Kjo pavarësi i detyrohet një sistem të veçantë që quhet sistemi vetnxitës përcjellës, i cili kontrollon ritmin kardiak.

9- Energjia që konsumon zemra për të kryer aktivitetin e saj ditor do të ishte e barabartë me energjinë që i duhet një kamioni për të përshkuar një largësi prej rreth 30 km. Nëse do të kryheshin përllogaritjet për gjithë jetën, energjia e prodhuar nga zemra do të ishte sa ajo që i duhet një kamioni për të vajtur deri në Hënë e për t’u rikthyer sërish në Tokë.

10- Ndërhyrja e parë kirurgjikale me hapje torakale u realizua në vitin 1893, nga Daniel Hale Williams, një nga të paktët kardiologë me ngjyrë të asaj kohe në SHBA.

11- Ndër njerëzit e famshëm që i janë nënshtruar kirurgjisë torakale të zemrës janë aktori David Letterman, ish Presidenti Bill Clinton, gazetarja Barbara Walters, basketbollisti Jeff Green dhe skiatori Shaun White.

12- Pacemakeri i parë i zemrës u vendos për herë të parë në vitin 1958. Njeriu që përfitoi nga kjo teknologji quhej Arne Larsson, i cili jetoi shumë më gjatë se mjeku që e vendosi atë. Larson ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare nga një sëmundje tjetër që nuk kishte lidhje me zemrën.

13- Njeriu me moshën më të vogël që i është nënshtruar kirurgjisë kardiake ishte një bebe e sapolindur me moshë vetëm një minutë. Ajo kishte një defekt të cilit shumë bebe të tjerë nuk mund t’i mbijetonin. Kirurgjia rezultoi e suskseshme, por në të ardhmen kësaj bebe do t’i duhej t’i nënshtrohej një transplanti kardiak.

14- Një insekt fluturues me gjatësi 0.1-1.8 mm ka zemrën më të vogël ndër të gjitha qeniet e tjera të gjalla.

15- Një lloj miu amerikan, Sorex hoy, besohet se është gjitari me trupin më të vogël ndër të gjithë gjitarët, por që zemra e tij kryen 1 200 rrahje në minutë.

16- Balenat kanë zemrën më të madhe ndër të gjitha kafshët e tjera. Kështu zemra e balenës blu peshon 680 kg.

17- Gjirafat e kanë anën e majtë të zemrës shumë më të trashë se atë të djathtë. Kjo vjen nga që anës së majtë i duhet të shtyjë gjakun gjatë qafës së gjatë për të arritur deri në tru.

18- Zemra e njeriut peshon nga 250-350g. Megjithatë, zemra e një mashkulli është rreth 50 gram më e rëndë se ajo e një femre.

19- Zemra e një femre kryen rreth 8 rrahje në minutë me shumë se ajo e një mashkulli.

20- Zhurmat “thump-thump”, që krijon zemra në punë shkaktohen gjatë hapjes dhe mbylljes së valvulave.

21- Nëse ju do t’i shtrinit të gjitha enët e gjakut atëherë gjatësia e përgjithshme e tyre do të arrinte aftësisht 96 500 km.

22- Qelizat e zemrës duke humbur aftësinë për tu ndarë preken jashtëzakonisht rrallë nga kanceri.

23- Stetoskopi u zbulua për herë të parë nga mjeku francez Rene Laenec (1781-1826), duke përjashtuar praktikën e deriatëhershme për të vene veshin drejtpërdrejtë mbi gjoksin e meshkujve dhe femrave.

24- Elektrokardiografi i parë, që shërbeu për regjistrimin e korentit elektrik të zemrës, u zbulua në vitin 1903 nga fiziologu holandez Willem Einthoven (1860-1927).

25- Në vitin 1929, kirurgu gjerman Werner Forssmann (1904-1979) futi një kateter në venën e krahut dhe e shtyu deri sa arriti deri në zemër. Në këtë mënyrë ai bëri një nga zbulimet e mëdha për kateterizimin e zemrës.

26- Rasti më i hershëm me sëmundje zemre është identifikuar në një mumje egjiptiane që jetoi 3 500 vite më parë.

27- Transplanti i parë i zemrës u realizua më 3 dhjetor 1967 nga Dr. Christiaan Barnard (1922-2001) në Afrikën e Jugut. Përfituesi ishte Luis Washansky, i cili jetoi vetëm 18 ditë. Pavarësisht rezultatit, kjo ndërhyrje konsiderohet si transplanti i parë kardiak i suksesshëm.

28- Sëmundjet e sistemit kardiovaskular në SHBA shkaktojnë një vdekje në çdo 37 sekonda. 50% e goditjeve në zemër vinë nga presioni i lartë arterial i gjakut.

29- Shumica e goditjeve të zemrës ndodhin ditën e hënë. Ditët e Krishtlindjeve janë ditët më të zakonshmet të vitit për goditjen e zemrës.

30- Qeshja i bën mirë zemrës. Ajo redukton stresin dhe përmirëson sistemin tuaj imunitar.