Kryesore Zonat më “të nxehta” të koronavirusit në Tiranë

Zonat më “të nxehta” të koronavirusit në Tiranë

Rreth 300 testime kryhen në 24 orë në kryeqytet. Sipas epidemiologëve, zona e ish-Bllokut është një ndër vatrat më të nxehta sa i takon pozitivitetit të testimeve të kryera.

“Kemi 9 grupe në terren. Ish-Blloku, Komuna e Parisit, Medar Shtylla Njësia 8, Kombinati, Kodra e Diellit, Astiri, janë zonat më të nxehta në kryeqytet, shkak dendësia e popullsisë, lloji i popullsisë, etj”, është shprehur për Tv Klan epidemiologia Ermelinda Murataj.

Të infektuarit i përkasin grupmoshës aktive, ndërsa transmetimi i infeksionit është komunitar.

“Janë të rinj që qëndrojnë në kafe, klube. Kemi infeksione në institucione dhe në familje”.

Epidemiologët rekomandojnë që popullata të përdorë maska dhe të jenë të kujdesshëm me ruajtjen e distancimit fizik, veçanërisht në zonat ku prania e virusit është më e lartë.