Sport Zyrtare: Zidane nuk është më trajner i Real Madrid

Zyrtare: Zidane nuk është më trajner i Real Madrid

Real Madrid ka njoftuar se nga sot Zinedine Zidane nuk do të jetë më trajner i skuadrës. Në një komunikatë për mediat, skuadra spanjolle bën me dije se kërkesa për largimin nga ekipi ka qenë e Zidane.

“Tani është koha për të respektuar vendimin e tij dhe për t’i treguar vlerësimin tonë për profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin e tij në të gjitha këto vite, dhe për atë që figura e tij përfaqëson për Real Madrid”, theksohet në njoftim.

Më tej shtohet se “Zidane është një nga mitet e mëdha të Real Madrid dhe legjenda e tij shkon përtej asaj që ai ka qenë si trajner dhe lojtar i klubit tonë“.

Në fund klubi shkruan se Zidane do të jetë gjithmonë i respektuar në këtë klub, për atë çka ai ka dhënë si lojtar dhe trajner dhe Real do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.