Aktualitet 5 shqiptarë të plagosur nga përplasja e trenave në Greqi

5 shqiptarë të plagosur nga përplasja e trenave në Greqi

5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur nga aksidenti tragjik që ndodhi sot në Greqi, si pasojë e përplasjes së dy trenave.

Lajmi është konfirmuar nga ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi, ndërsa nuk ka informacion për viktima

“Bazuar në komunikimin e fundit që ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi kanë patur me autoritetet greke, deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë në radhët e viktimave të aksidentit hekurudhor. Po vijohet me identifikimin e tyre”.

5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën e po trajtohen në kushte spitalore”, njofton ambasada.