Aktualitet 30-vjeçari shqiptar vritet me thikë pas shpine në Itali dhe lihet në...

30-vjeçari shqiptar vritet me thikë pas shpine në Itali dhe lihet në cep të rrugës

Foto ilustruese

Një 30-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë pas shpine në Itali.

Trupi i tij i pajetë është gjetur anash rrugës nga një kalimtar.

Ngjarja ka ndodhur në Strada Pescolla në Porto Sant’Elpidio, ndërsa ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Mediat italiane shkruajnë se vrasja mund të ketë ndodhur në një vend tjetër, por është sjellë aty për të humbur gjurmët.