Nic Robertson, CNN
Njoftimi shokues i Donald Trump që mbylli udhëtimet në pjesën më të madhe të Evropës erdhi në vazhdë të shumë prej nismave të tij të njoftuara me nxitim në lidhje me koronavirusin.
Në fillim, Trump tha se tregtia dhe udhëtimi do të ishin në shënjestër të masave në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, duke shkaktuar rënie të tregjeve dhe rrënimin e imazhit të tij si një udhëheqës efektiv. Pastaj u tha se tregu nuk do të ndikohej dhe se plani i tij nuk vlen për amerikanët ose banorët e përhershëm të SHbBA-së, megjithëse udhëtarët do të përballen me karantina të detyrueshme.
Sidoqoftë, pavarësisht politikave të tregut me Evropën në të kaluarën, Trump nuk duket se po përpiqet të përfitojë nga kjo situatë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk do të perceptohet kështu nga të tjerët. Shpërthimi i koronavirusit në SHBA është quajtur si një problem i shkaktuar nga të huajt dhe do të zbehë shumë nga politikat e tij izoluese të mëparshme. Vendimi i tij do të lërë një ndjenjë të pakëndshme në shumë kryeqytete evropiane sa i përket marrëdhënies transatlantike që Trump e ka zbehur ngadalë vitet e fundit, dhe që në këtë moment është gati të marrë një ritëm edhe më të shpejtë.
Dhe ndërsa koronavirusi po përkeqëson tensionet ekzistuese globale, disa vende, veçanërisht Kina dhe Rusia, tashmë e kanë shfrytëzuar në dobi të vetes.
Këtë javë Presidenti i Kinës Xi Jinping bëri një turne në Wuhan, qyteti i origjinës së virusit dhe uroi punonjësit e mjekësisë për punën e tyre të shkëlqyer në trajtimin e dhjetëra mijëra qytetarëve.
Fakti që përmes lidhjes me video ai lë të kuptohet se situata është nën kontroll të plotë, edhe pse mund të mos jetë tërësisht, tregon se ai po shikon mundësitë që krijohen.
Ndërkohë, presidenti i Rusisë Vladimir Putin gjithashtu duket se ka të njëjtin këndvështrim, për sa I përket situatës, duke e pasur në vëmendje se si virusi mund të funksionojë në dobi të tij. Këtë javë kur çmimet e naftës u rrëzuan, diçka për të cilën ai vetë ka dorë, vëmendja u zhvendos me shpejtësi për të çimentuar kontrollin e tij në fuqi, një plan që Putin e kishte nën mëngë për vite me radhë.
Në Kinë, sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit, Xi ka realizuar një detyrë herkuliane për të përmirësuar situatën në lidhje me virusin, megjithëse e gjitha kjo ka një kosto të caktuar.
Aty ku pjesa më e madhe e botës sheh fatkeqësi në koronavirus, Xi është duke kërkuar avantazh. Gjithçka është në diskutim për të: lidershipi i tij politik në vend, ekonomia e Kinës e pozicioni i saj si një fuqi botërore dhe në fund të fundit struktura e vetë Xi në skenën botërore. Nuk është për t’u habitur që ai ka kërkuar të rehabilitojë imazhin e Kinës, duke hedhur përgjigjen e tij ndaj virusit si një nga sukseset nga të cilat mund të mësojnë vendet e tjera. Një liber shumëgjuhësh i botuar në fund të muajit të kaluar nga qeveria, rrëfen se si Kina fitoi “luftën e njerëzve” kundër sëmundjes”, nën udhëheqjen e centralizuar dhe të unifikuar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste me shokun Xi Jinping në krye.”
Mediat shtetërore të Kinës kanë kapërcyer gabimet fillestare të qeverisë, duke u përqëndruar në pretendimin e “forcës, efikasitetit dhe shpejtësisë së Kinës në luftën kundër shpërthimit”.
Por nëse Xi po përdor koronavirusin për të zbukuruar letrat kredenciale të tij, në Moskë Putin po e përdor atë për të ekzekutuar ambiciet e brendshme dhe të jashtme.
Të gjitha vendet po përballen me dëmtimin e ekonomive të tyre. Bilanci me të cilin përballen të gjithë udhëheqësit sot, është i tmerrshëm. I detyron të gjithë që të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndalojnë përhapjen e virusit, rrëzohet ekonomia, varrosen bizneset me aq shumë borxhe, të cilët kurrë nuk do të rishfaqen ose do të presin deri në minutën e fundit, sa herë që ndoshta, dhe minimizohen disa dhimbje ekonomike me një kosto të mundshme të vdekjes së shumë pensionistëve. Një ekuacion i shëmtuar ky ku autokratët duken më të aftët për të luajtur.
Mesazh i hartuar me kujdes
Putini zgjodhi të bënte lëvizjen e tij të madhe në “Të Hënën e Zezë”, ditën kur tregjet e naftës u përplasën nga dështimi i OPEC për të rënë dakord (me Rusinë) mbi menaxhimin e kërkesës për naftë lidhur me situatën e koronavirusit. Ai njoftoi planet për të thyer kufijtë e mandatit presidencial rus dhe për të mbajtur pushtetin deri në vitin 2036, që do të thotë se ai do të jetë në krye të vendit për më shumë se një të tretën e një shekulli.
Nuk është sekret që Putini ka planifikuar të mbajë pushtetin gjatë mandatit të tij të fundit duke e përfunduar në vitin 2024. Kur ai sinjalizoi disa muaj më parë se po transferonte disa fuqi presidenciale në parlament, analistët botërorë u përpoqën të gjejnë kuptimin: një Rusi e paqëndrueshme është një kërcënim i madh për pjesën tjetër të botës. Putini funksionon më mirë në hije dhe kujdeset përmes mediave vendase për pamjen e Rusisë lidhur me veten dhe botën.
Shpërqendrimi që krijoi me “Të hënën e Zezë” i dha atij mbulesën e përsosur për të minimizuar vëmendjen ndërkombëtare. Funksionoi, por nuk ishte loja e tij e vetme me fuqi këtë javë të kaluar. Koronavirusi i dha një mundësi tjetër. Në samitin e OPEC në Vjenë të premten e kaluar ai refuzoi planin e Arabisë Saudite për të ulur prodhimin e naftës, duke preferuar që të ruajë nivelet e tanishme, të shohë rënien e çmimieve dhe të dëmtojë prodhuesit e naftës amerikane, produkti i të cilave është më i kushtueshëm për t’u nxjerrë sesa nafta e papërpunuar e Rusisë.
Nëse SHBA-ja ose ndonjë komb tjetër preken nga virusi, aq më gjatë do t’i duhet për t’u rikuperuar ekonomikisht. Italia, me gjithë kombin nën karantinë: i mungojnë fuqitë e Kinës për të kontrolluar popullsinë, dhe tashmë është më i varfëri i G7, grupi i ekonomive kryesore botërore, dhe mund të përballet me sfida për të qëndruar aty.
Ndërsa ekspertët parashikojnë se shumica e ekonomive do të rikuperohen, disa vende, ndoshta më pak të afta se Italia, do të jenë të ndjeshme ndaj makinacioneve të kombeve të tjera.
Rusia ka dashur të kthehet në G7, dikur G8, pasi u dëbua në 2014 për pushtimin e Ukrainës, ndërkohë që Italia ka qenë një nga avokatët më zëlartë për rihapjen e Rusisë.
Jetët janë në rrezik në këtë epidemi, por edhe gjeopolitika nuk është mirë, madje është me të vërtetë në lojë, dhe për të fituar atë betejë, kombet duhet të marrin ilaçin e duhur.