Pjesa më e madhe e kampionateve në Europë janë pezulluar për shkak të koronavirusit. Edhe finalet e europianit janë shtyrë për vitin e ardhshëm. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka sugjeruar që ndeshjet të mund të luhen me dyer të mbyllura.
“Nëse nuk do të kemi sukses në rinisjen, ky sezon me shumë mundësi do të humbë. Kemi tre plane: A, B dhe C, për të rifilluar ndeshjet ose në Mes të majit, në fillim ose në fund të qershorit. Një tjetër mundësi është të rinisim fundin e këtij kampionati në fillim të sezonit të ardhshëm dhe pasardhësin ta nisim më vonë. Do të shqyrtojmë mundësinë më të mirë për kampionatet dhe klubet”, tha Eferin.
Në pjesën më të madhe të kampionateve kanë mbetur edhe 9 javë për t’u luajtur. Në disa të tjera edhe 12 javë. Ceferin ka pranuar për gazetën italiane La Republica, se zhvillimi i ndeshjeve me dyer të mbyllura duhet të aplikohet në të gjithë Europën.
Në këtë moment, kur është ende e paqartë situata shëndetësore në mbarë kontinentin Ceferin ka thënë se nëse nuk do të ketë asnjë mundësi tjetër do të jetë më mirë që t’u jepej fund të gjithë kampionateve.