Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur të rifillojë trajtimin me hidroksilklorikinës kundër koronavirusit, deklaroi drejtori i përgjithshëm i organizatës. Vendimi u mor nga komiteti i sigurisë, i cili bazuar në të dhënat e vdekshmërisë arriti në përfundimin se nuk ka asnjë arsye të vazhdojë me ndalimin e përdorimit të ilaçit.
“Grupi ekzekutiv mori këtë rekomandim dhe miratoi vazhdimin e të gjitha trajtimeve të mundshme, përfshirë këtu edhe hidroksiklorikinën”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH.
Rifillimi i përdorimit të mjekimit erdhi pasi revista mjekësore britanike “The Lancet” bëri publik një shqetësimin për vlefshmërinë e studimit të publikuar fillimisht nga vetë ata.
Në Francë përdorimi i hidroksilklorikinës është përkrahur nga profesori i Marsejës, Didier Raoult, por përdorimi u ndalua pas botimit të raportit fillestar të ‘Lancet’.
Para disa ditësh Donald Trump do t’i befasonte të gjithë kur do të deklaronte se po përdorte ilaçin si masë paraprake, konfirmuar në një recetë më vonë edhe nga mjeku i tij.
Tedros tha se deri më sot, më shumë se 3.500 njerëz janë përfshirë në testimet e OBSH-së në 35 vende të ndryshme.