Aktualitet Shoqatat e transportit refuzojnë rinisjen e punës: Falimentojmë nëse zbatojmë protokollet e...

Shoqatat e transportit refuzojnë rinisjen e punës: Falimentojmë nëse zbatojmë protokollet e sigurisë

Shoqatat e transportit refuzojnë rinisjen e punës: Falimentojmë nëse zbatojmë protokollet e sigurisë

Pas lajmit të ministres Manastirliu se transporti publik mund të rifillojë punën që në 24 qershor, shoqatat e Transportit Ndërqytetas dhe Urban kanë theksuar sërish se nuk nisin punën nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre:

Subvencionim nga shteti për vendet bosh në mjete për shkak të pandemisë;

Të hiqet akciza për naftën dhe taksat për karburantin, ngjashëm me sektorin e peshkimit;

Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6 për qind.

Përfaqësues të shoqatave të transportit thanë se nuk mund të fillojnë punë në zbatim të protokolleve të sigurisë, pasi kjo do t’i çonte ato drejt falimentimit.

Ata shpjeguan se nëse në urbane zbatohen protokollet e ministrisë për të ruajtur distancën 1,5 metër mes udhëtarëve, atëherë në urban mund të udhëtojë vetëm 25 për qind e udhëtarëve.

Sipas tyre, funksionimi me 25 për qind e kapacitetit do të çonte në falimentin e kompanive të transportit.