Gjatë një interviste-rrëfim mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama ka treguar edhe koleksionin e dhuratave të pranuara nga ana e tij me të cilat ka krijuar një muze në Kryeministri.
Ndër dhuratat e pranuara në koleksionin e kryeministrit nuk mungonin as ato të shtrenjtat. Nga kamera ra në sy një orë e shtrenjtë e mbushur me diamante.
Rama tha se dhuratat do i mbeten koleksionit të Kryeministrisë për të cilën kërkoi që të vijohet si traditë edhe nga pasardhësit e tij.
Edi Rama: Këto janë ora…
Blendi Fevziu: Njëra prej tyre mesa shoh e mbushur me diamante.
Edi Rama: Kjo është arsye që vijnë të na shpërthejnë Kryeministrinë.
Blendi Fevziu: Çelësin e mban vetëm ti?
Edi Rama: Jo unë nuk kam çelës, kjo është me kod, me kamera, e me të gjitha.