Vijon ëndrra e Danimarkës në Euro 2020. Përfaqësuesja daneze është skuadra e parë që prek çerekfinalet pasi mposhti thellë 4-0 Uellsin, që ja del të përsëris një tjetër surprizë si 5 vite më parë.
“Dragonjtë” në fakt ishin ata që e nisëm më mirë ndeshjen duke krijuar disa raste me goditje nga jashtë zone por rreziku kalon shpejtë. Në minutën e 27, Kasper Dolberg sulmuesi i Nisës, i caktuar si titullar vetëm pak minuta përpara ndeshjes, i jep avantazhin Danimarkës me një gol mjaft të bukur.
Pikërisht 23-vjeçari shfrytëzoi një top në zonë dhe dyfishoi menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë. Uellsi duket i dorëzuar në fushë ndërsa danezët janë të uritur për të shënuar. Joakim Meile dërgoi shifrat në 3-0, 2 minuta nga fundi ndërsa në shtesë pati vend edhe për golin e futbollistit të Barcelonës, Braithwait që festoi vetëm pas konfirmimit të VAR.
Danimarka kalon më tej me një tjetër goleadë dhe pret në çerekfinale një mes Holandës ose Republikës Çeke.