Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili kishte përshtatur tabakinon për shitje kokaine.
Në kuadër të operacionit të koduar “ALLIASI”, pas një hetimi 5-mujor, u vu në pranga shtetasi me inicialet K.H., si dhe u sekuestrua kokainë, një pistoletë, 42 000 lekë dhe 8730 euro.
Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës në zonën e Alliasit, në një tabakino pranë banesës së tij, ku shiste lëndë narkotike kokainë kundrejt 3500 lekëve për dozë.