Pas sulmeve të vazhdueshme që janë artikuluara nga Ilir Meta, Ambasada e Britanisë së Madhe i ka dalë në mbrojtje kreut të SPAK, Altin Dumanit.
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK duke vënë theksin se janë krah tyre në misionin për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
“Ambasadori britanik, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ambasadori konfirmoi në takimin e përbashkët të donatorëve të SPAK, javën e kaluar, angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e SPAK, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani dhe Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA), si dhe hetimet e përbashkëta me agjencitë e tjera ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar”, shkruhet në reagim.
Më herët edhe SHBA ka dënuar sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në krah të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë.