Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli po mendon për trajnerin post-Allegri. “Tuttosport” ka zbuluar sot se ideja e rikthimit të Antonio Conte si trajner dhe e Andrea Pirlo si ndihmës është ndër pistat më të nxehta pavarësisht dëshirave të emrave të mëdha si Zidane e Guardiola.
Rikthimi i Conte te “Zonja e Vjetër” është një opsion më i realizueshëm. Ai është ndër trajnerët më të mirë në qarkullim që është pa skuadër, ashtu si Zidane, por italiani ka avantazh sepse e njeh ambientin te klubi bardhezi. Mbi të gjitha njeh futbollin italian dhe do ishte i gatshëm të fillonte punën menjëherë, pa i dashur shumë kohë për të kuptuar futbollin në Seria A. Ndërsa Pirlo do ishte një vlerë e shtuar në stafin drejtues.
Problemi i vetëm qëndron në marrëdhënien mes Conte dhe Agnelli, të cilët kanë pasur përplasje mes tyre në momentin kur trajneri u largua nga Juventus.