Ralf Gjoni ka pranuar mandatin e deputetit për qarkun e Tiranës.
Gjoni i cili është në listën zgjedhore të LSI-së, ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, formularin e vetëdeklarimit, duke hedhur kështu hapin e parë ligjor drejt marrjes së mandatit të deputetit.
Në seancë e radhës, KQZ do të shqyrtojë formularin e tij, për t’i dhënë më tej zyrtarisht mandatin e deputetit.
Gjoni ka qenë këshilltar i Ilir Metës kur ky i fundit ishte ministër i Jashtëm, gjithashtu edhe kur Presidenti ishte kryetar i Kuvendit.