Perandoria romake (27 p.e.s- 476)
E krijuar me Augustin përpara 2 mijë vjetëve, dominoi perëndimin për gati katër shekuj, duke arritur shtrirjen më të madhe me Trajanin.
Nga koha e Augustit deri në rënien e Perandorisë Perëndimore, Roma zotëronte Euroazinë Perëndimore dhe Afrikën e Veriut, dhe përbënte shumicën e popullsisë së rajonit.
Zgjerimi i Perandorisë Romake nisi shumë më parë se shteti romak të kthehej në një perandori dhe arriti kulmin e saj nën perandorin Trajan, me pushtimin e Dacisë në vitin 106.
Në këtë kulm sipërfaqja e zotëruar nga Perandoria Romake përfshinte rreth 5 900 000 kilometra katrorë.