Kryesore Nga Kryeministria, te Parlamenti: Protesta e opozitës në foto

Nga Kryeministria, te Parlamenti: Protesta e opozitës në foto

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar protestoi për 4 orë kundër Qeverisë, duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe formimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhje të parakohshme.

Protesta nisi fillimisht përpara Kryeministrisë me fjalimin e kryetarit të Partisë Demokratike dhe më pas u zhvendos tek Parlamenti, aty ku pati përleshje mes policisë dhe protestuesve, u hodh gaz lotsjellës dhe një automjet i parkuar u shkrumbua nga flakët e zjarrit.

Në përfundim, protesta u mbyll në selinë e Partisë Demokratike, sikurse është bërë traditë, ku Lulzim Basha mbajti fjalimin përmbyllës.

Ndërkohë, mësohet se policia ka shoqëruar 13 persona deri tani.

Në anën tjetër, pati edhe disa persona të lënduar. Ministri Lleshaj, me anë të Twitterit njoftoi se 5 efektivë policie ndodhen në Spitalin e Traumës, ndërsa PD thotë se janë 15 qytetarët e plagosur në këtë protestë.