Kuriozitete Iriqi më i lumtur në botë, 1,5 milionë ndjekës në Instagram (FOTO)

Iriqi më i lumtur në botë, 1,5 milionë ndjekës në Instagram (FOTO)

Ai konsiderohet si iriqi më i lumtur në botë, pasi ka bërë emër në rrjetet sociale duke mbledhur më shumë se 1,5 milionë ndjekës në Instagram, me foto nga udhëtimet e tij në të gjithë botën.

Herbee, i cili jeton në Gjermani, është shndërruar në një sensacion, pasi filloi të fotografohej fillimisht me mikun e tij Pokee. Por pasi ky i fundit ndërroi jetë, Herbee vazhdoi “nismën”, duke u marrë me vete në të gjithë botën nga pronarja e tij, Talitha Girnus. Sipas saj, buzëqeshja e iriqit ka frymëzuar njerëzit që të shohin jetën me më tepër pozitivitet pavarësisht të gjithë vështirësive.