Kryesore Sizmiologu grek zbulon shkakun e dëmeve të mëdha nga tërmeti në Shqipëri

Sizmiologu grek zbulon shkakun e dëmeve të mëdha nga tërmeti në Shqipëri

Sizmiologu grek, Efthymios Lekkas ka reaguar për tërmetin 6.4 ballë që tronditi Shqipërinë mëngjesin e së martës.

Lekkas tregon edhe shkakun se përse ky tërmet, ndryshe nga ai i shtatori shkaktoi kaq dëme në Shqipëri.

Ai tha se dëmi nga tërmeti, veçanërisht në qytetin e Durrësit ku janë shembur disa ndërtesa, vjen për shkak të vjetërsisë së strukturave dhe jo fuqisë së dridhjes.

Sipas tij, ka qenë pikërisht tërmeti i shtatorit që ka dobësuar strukturat e ndërtesave që sot u shembën duke zënë nën vete një numër të madh personash.

Duke folur për ANA-MPA, gjeofizikanti i Universitetit të Selanikut Konstantinos Papazachos, shprehet se vendi ku ra tërmeti është më aktivi në vend.

“Durrësi është një qendër sizmike, veprimtarinë e së cilës e kemi njohur që nga kohërat e lashta”, tha ai, duke shtuar gjithashtu se dëmi mund t’u atribuohet edhe ndërtimeve pa kriter.

Pritet që Lekkas të vijë sot në Shqipëri bashkë me një ekip për të bërë kërkime të mëtejshme në lidhje me tërmetet që po godasin Shqipërinë.