Kryesore Kualifikimi në Europian, ja kur hidhet shorti

Kualifikimi në Europian, ja kur hidhet shorti

Shqipëria është kualifikuar për në Europianin që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Euro 2024 do të luhet nga 14 qershori deri më 14 korrik.

Shqipëria do t’i mësojë kundërshtarët që do të ketë në Europian të shtunën e 2 dhjetorit. Në Hamburg do të hidhet shorti që do të përcaktojë grupet e Euro 2024.

Gjermania si vend pritës do të jetë në Grupin A dhe do të marrë pozicionin A1. Ajo do të luajë ndeshjen hapëse në stadiumin e Mynihut, “Allianz Arena” të premten e 14 qershorit.

Se çfarë do t’i rezervojë fati Shqipërisë këtë mund ta zbulojmë vetëm pas 2 javësh.

Shqipëria barazoi në Moldavi 1-1 duke marrë në këtë mënyrë pikën e artë që i jep sigurinë matematikore për të kaluar në Europian.

Kuqezinjtë kanë edhe një ndeshje për të luajtur, atë përballë Ishujve Faroe në Tiranë më 20 nëntor.

Djemtë e Sylvinho-s do të tentojnë të vulosin vendin e parë në Grupin E për ta bërë festën e kualifikimit edhe më të bukur.