Politika Analiza e qeverisë në Shkodër: Borxhet e bashkive 4.8 mld lekë, rriten...

Analiza e qeverisë në Shkodër: Borxhet e bashkive 4.8 mld lekë, rriten të ardhurat vendore, ulen detyrimet e shpenzimet

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Shkodër kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët e majtë dhe të djathtë të vendit, ku po bëhet analizë e thelluar financiare e punës së tyre nga vitit 2015 deri në vitin 2023.

Nga gjetjet kryesore për sfidat dhe angazhimet vendore rezulton që janë ulur detyrimet dhe shpenzimet vendore, ndërsa janë rritur të ardhurat vendore.

Borxhet e bashkive janë 4.8 miliardë lekë, 60% më pak se në 2015, Kavaja dhe Vora janë bashkitë me më shumë borxhe.

“Të ardhurat vendore u rritet 271% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2015. Nga 13.1 miliardë në 31 miliardë.

Shpenzimet vendore ishin 102% më të larta në krahasim me vitin 2015, nga 21.% e PBB para reformës në 3.1% në vitin 2023.

Detyrimet e njësive vendore janë ulur me 60% nga viti 2015 nga 12 miliardë lekë në 4.8 miliardë lekë. Në vitin 2015 këto detyrime përbënin 92% të peshës së të ardhurave të veta, në 2023 këto detyrime janë sa 16% e të ardhurave të veta.

Buxhet e bashkive të vogla me 0-20 mijë banorë janë të varura 85 % nga grantet dhe transfertat e qeverisë, kurse bashkitë më të mëdha me mbi 100 mijë banorë, e kanë të balancuar këtë raport në masën 55%.

Investimet për frymë janë më të ekualizuara në të gjithë vendin, megjithatë diferenca mes bashkisë me më shumë investime për frymë tek ajo me më pak investime për frymë është 27 herë.

Borxhet e bashkive janë 4.8 mld lekë, 60% më pak se në 2015, Kavaja dhe Vora janë bashkitë më më shumë borxhe

14 bashki janë të varura 85% nga grantet dhe transfertat e qeverisë, ndërsa 10 bashki (me mbi 100 mijë banorë janë të varura në masën 55%”.

Mbledhja po mbahet pranë stadiumit “Loro Boriçi”, ndërsa krahas kryebashkiakëve të majtë në mbledhje janë të pranishëm edhe kryebashkiakët e djathtë, Hilë Curri kreu i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Rrok Dodja, kreu i bashkisë Pukë, Fisnik Qosja, kreu i bashkisë Kavajë, si dhe kreu i bashkisë Mirditë Albert Melyshi.