Extra Arilena e hoqi nga ndjekësit në Instagram, kundërpërgjigjet Alketa Vejsiu

Arilena e hoqi nga ndjekësit në Instagram, kundërpërgjigjet Alketa Vejsiu

Ndonëse deri më tani, kanë pasur marrëdhënie të afërta, Arilena Ara dhe Alketa Vejsiu sapo prishën miqësinë e tyre.

“Lufta e ftohtë” sapo ka nisur dhe fajin e ka Festivali i RTSH-së.

Pasi Arilena e hoqi nga ndjekësit e saj në Instagram Alketa Vejsiun, të njëjtën gjë ka bërë edhe moderatorja.

Në Instagram-in e Alketës është vënë re se ajo nuk ndjek më Arilenën dhe kjo ka ndodhur pas deklaratës që bëri Alketa ditën e sotme.

Moderatorja i kërkoi një ndjesë publike Elvanës, duke u shprehur se votimi i jurisë nuk ishte në dorën e saj dhe ajo s’mundi t’i jepte dot zë zërit të publikut.

Kjo gjë duket se nuk i pëlqeu Arilenës, e cila nuk vonoi shumë dhe e hoqi moderatoren nga Instagram-i.

Tani ato nuk ndjekin më njëra-tjetrën dhe, çfarë do të ndodhë më pas me siguri do e marrim vesh.