Extra Babai i Gigi Hadid komenton për herë të parë ‘romancën’ e të...

Babai i Gigi Hadid komenton për herë të parë ‘romancën’ e të bijës me DiCaprio-n

I gjithë rrjeti po zien për faktin që modelja Gigi Hadid dhe aktori Leonardo DiCaprio po dalin bashkë.

Disa burime thonë se një romancë ka nisur, të tjerë thonë se janë ende në njohje, e pjesa tjetër që janë thjesht shokë.

Babai i Gigi-t, Mohamed Hadid, ka folur për herë të parë për marrëdhënien e të bijës me aktorin e famshëm. Fillimisht, ai ka treguar se e simpatizon DiCaprio-n.

“E takova DiCaprio-n në St. Tropez katër ose pesë vjet më parë dhe ai është një njeri shumë i mirë. Më pëlqeu”, tha ai për “Daily Mail”.

Por të gjithë duan të dinë a janë në një lidhje ai dhe Gigi?

“Ata janë miq, e njohin njëri-tjetrin prej disa kohësh. Nuk kam folur me vajzën time për DiCaprio-n. Nuk mendoj se ata po takohen, besoj se janë thjesht miq të mirë. Por nuk di shumë. Unë nuk i komentoj marrëdhëniet personale të vajzës sime. Nuk e di se me kë po takohet ajo”, ka thënë  Mohamed Hadid, pa dashur të japë më tepër detaje.

Kështu, mbetet ende për t’u parë si do të shkojë marrëdhënia më e komentuar e momentit.