Kryesore Basha: Jeni të poshtër si dreqi, por bëni budallain si gomari

Basha: Jeni të poshtër si dreqi, por bëni budallain si gomari

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e tij të parë nga foltorja e Kuvendit pas disa muajsh bojkot, kërkoi të mos futej në rend dite drafti i njëanshëm i shumicës për Reformën Zgjedhore.

“Jeni të poshtër si dreqi, por bëni budallain si gomari. Çfarë? E dini fare mirë, ka një komision. Si mund ta sjellësh pa kaluar nga komisioni këtu? Çfarë po bëni ju? Show po bëni? E keni marrë mesazhin dje nga faktori ndërkombëtar. Jeni hileqarë, të poshtër! Do bëni ju reformë zgjedhore, ju nuk doni vettingun politik. Del këtu shoku i trafikantit që do bëjë pallate të Unaza e re, na flet për reformë zgjedhore! Tufë hajdutësh, banditësh, gjysma juaj duhet të jetë në burg. Duke filluar me ty që zgërdhihesh aty (i drejtohet Ramës). Prandaj lëri këto gomarlliqe, fillo me pikën e parë të rendit të ditës siç ke rënë dakord”, tha Basha.

Kreu i demokratëve tha se në kuvend ishte rikthyer vetëm për buxhetin e studentëve.

“Të dëgjojnë se si po të ndalojë vjedhjen ky hajduti psiqik këtu mbrapa, mund të ketë para për tarifat e studentëve. Lëri gomarllëqet e tjera se s’kemi ardhur të tallemi me ju. Tufë horrash dhe banditësh. Keni shkel tre herë kushtetutën, ke shkelë procedurën. Pasi keni kapur gjithçka. Po kap edhe Bankën e Shqipërisë, po kapni bordin e bankës së Shqipërisë me 28 firma të këtyre deleve të bandave të hajdutëve. Ti pusho! (I drejtohet Taulant Ballës) Ti pusho ti, se merrem me ty pastaj! More vesh, qepe gojën, bandit. Pse e ke bërë atë? Vetëm banka ka ngel pa kap, kape dhe bankën, kape. Gjitha të tjerat i ke kapur, kape dhe bankën, por do e shihni se ku do përfundoni!”