Politika Basha nuk ndahet nga selia e PD, merr zyrë me qira pranë...

Basha nuk ndahet nga selia e PD, merr zyrë me qira pranë qendrës “Torre Drin”

Lulzim Basha pas dorëheqjes si kryetar i Partisë Demokratike dhe boshatisjes së zyrës ku qëndronte në selinë blu tashmë do zhvendoset në një ambient tjetër.

Ai ka marrë një zyrë me qira jo shumë larg selisë blu. Siç raporton Shqiptarja.com, Basha do qëndrojë pranë qendrës Torre Drin në rrugën Abdi Toptani.

Mbetet për t’u parë se kush do ta marrë zyrën e që i takonte kryetarit të PD në selinë blu, pasi ish-kryeministri Sali Berisha ka një zyrë të tijën, edhe Basha tashmë ka një të re.

Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së ku qëndroi në drejtimin e saj për 9 vite pas largimit të Sali Berishën në vitin 2013.

Vendimi i 9 shtatorit me pezullimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së pas vetos amerikane e cila e shpalli non grata e fundit PD-në në një përplasje mes mbështetësve të Berishës dhe atyre të Bashës.

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit konkretizuan mbështetjen e votuesve të PD-së për Sali Berishën.