Politika Belind Këlliçi zbulon detajin për mbështetësit e Bashës: Nuk vijnë në seli...

Belind Këlliçi zbulon detajin për mbështetësit e Bashës: Nuk vijnë në seli që nga dita e premte

Deputeti Belind Këlliçi deklaroi sonte në Abc News se që nga e premtja, kur pas vendimit të Gjykatës Komisioni i Rithemelimit mori në dorë PD-në, asnjë nga mbështetësit e Lulzim Bashës nuk është paraqitur në seli.

“Kam qenë në tre ditët e fundit në seli. Një lajm i mirë që ka qytetarë që janë rikthyer. Askush nga mbështetësit e zotit Basha nuk kanë qenë prezentë. As zoti Alibeaj, kryetar grupi se nuk ka kryetar të komanduar është shkarkuar. Në godinë nuk ndodhet askush. Në ndryshim nga ata mentaliteti ynë është përbashkues. Mund të vinë kur të duan. Janë zhdukur nga dita e premte kur ne vajtëm në seli”, u shpreh Këlliçi në Abc News.

Këlliçi tha se vijon puna për heqjen e dyerve të blinduara. Deputeti konfirmoi po ashtu edhe ndryshimet në zyrën e shtypit. Ai tha se në këtë zyrë ndodhet vetëm Silvi Bardhi. “Në zyrën e shtypit nuk ndodhet asnjë tjetër përveç zonjës Silvi Bardhi. Kemi rikthyer në punë rojen”, shtoi deputeti.

Nga dita e premte Komisioni i Rithemelimit ka marrë kontrollin e selisë së Partisë Demokratike, pasi Gjykata e Tiranës regjistroi Kuvendin e 11 Dhjetorit të mbajtur në stadiumin “Air Albania”.