Extra Bella Hadid nuk e ka me “sy të mirë” marrëdhënien Gigi-Leo DiCaprio:...

Bella Hadid nuk e ka me “sy të mirë” marrëdhënien Gigi-Leo DiCaprio: Mund të përfundojë e lënduar dhe e turpëruar

Supermodelja Bella Hadid ka ndarë me miqtë e saj mendimet për romancën e shumëpërfolur të Gigi Hadid me Leonardo DiCaprio dhe nuk janë aspak të mira.

Sipas burimeve, “Bella mendon se Gigi është shumë e mirë për Leo-n dhe mënyra se si ai u hodh te Gigi pa menduar fare për ish-in, i shkakton asaj drithërima”.

Burimet shtuan se frika e Bella-s konsiston me faktin që sipas saj, Gigi mund të përfundojë e lënduar dhe e turpëruar nga e gjitha kjo. Bella mendon se Gigi duhet të përqendrohet te roli i saj si nënë dhe jo me një aktor të famshëm, i cili është “gjuetar i modeleve”.

Gjithsesi, Gigi vijon të takohet me Leo-n, edhe pas mospëlqimit të së motrës.

Ylli 27-vjeçar dhe aktori po i marrin gjërat shtruar. Ata u takuan nga miqtë e përbashkët, pasi Leonardo u nda nga e dashura e tij, Camila Morrone. Pas ndarjes, ai menjëherë i “hodhi sytë” nga Gigi dhe që atëherë, ata dalin së bashku.

Kjo, i ka sjellë jo pak probleme Gigi-t, pasi i ka kushtuar një trazirë me marrëdhënien me Zayn (i cili e hoqi nga Instagram-i. Sipas thashethemeve, ata e rregulluan krisjen, por Zayn ende nuk i ka bërë follow), apo akuza se theu “kodin e gocave”, sepse u lidh me ish-in e shoqes.