Extra Arushi aktor, dhelpra lozonjare, pinguini nevrik: Fotot finaliste gazmore nga bota kafshëve

Arushi aktor, dhelpra lozonjare, pinguini nevrik: Fotot finaliste gazmore nga bota kafshëve

"Përshëndetje të gjithëve!" Një rakun në plazhet e Floridas (Miroslav Srb/Comedywildlifephoto.com)

Një arush si aktor dramatik dhe një pinguin që merr poza. Këto janë disa nga fotot më të bukura gazmore që konkurrojnë për çmimin e përvitshëm të “Comedy Wildlife Photography Awards”. Mes fotografive gjithashtu janë edhe një pinguin me nerva dhe një këlysh luani trazovaç.

Çmimi është themeluar në vitin 2015, nga fotografët Paul Joynson-Hicks dhe Tom Sullam. Fituesi do të shpallet më 8 dhjetor.

Një pinguin në Ishujt Falkland që duket sikur i thotë shokut të tij: “Pusho!” (Jennifer Hadley)
“Thuaj cheese”. Një çift peshqish duke pozuar përpara kamerës (Arthur Telle Thiemann)
Një majmun në Borneo që duket shumë i tronditur. (Andy Evans)
Një këlysh luani trazovaç që dështon në ngjitjen e një peme në Tanzani. (Jennifer Hadley)
“Lamtumirë miqtë e mi”! Një ari i zi bëhet dramatik në Wisconsin. (Dave Shaffer
Një fole e ngushtë bufash në Florida. (Mark Schocken)
“Përshëndetje të gjithëve!” Një rakun në plazhet e Floridas (Miroslav Srb/Comedywildlifephoto.com)
Një kangur i vogël duke fluturuar në ajër shokun e tij në plazhet australiane. (Michael Eastwell)
Një arush romantik në Finlandë. (Valtteri Mulkahainen)
“Më falni…… Pardon Me!” Një rosë duke kaluar mbi disa breshka nw Liqenin Washington, Kirkland. (Ryan Sims)
“Shkelja e syrit”. Një dhelpër e kuqe amerikane në San Jose të Kalifornisë di si ta shkelë syri. (Kevin Lohman)
“Lufto për mbijetesë!” Ky salmon në Alaksa vendos të godasë ariun në vend që të përfundojë si ushqim për drekë. (John Chaney)
Zebra fluturuese në Kenia. (Vince Burton. Comedy Wildlife 2022)