Kryesore Berisha “non grata”, Basha pas takimit me kongresmenët: PD nuk bëhet avokate...

Berisha “non grata”, Basha pas takimit me kongresmenët: PD nuk bëhet avokate e askujt

Kreu i PD, Lulzim Basha, deklaroi sot se ka mbështetjen e plotë të SHBA për prioritete politike të forcës që ai drejton, e këtë mbështetje ja kanë garantuar kongresmenët amerikan që u takuan dhe të pasi me herët takuan kryeministrin Edi Rama. Dy nga prioritetet që thotë se ka është ndarja nga e shkuara dhe korrupsioni.

Por i pyetur nëse kongresmenët i dhanë shpjegime lidhur me shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeministrit Berisha, duke anashkaluar artikulimin e emrin të Sali Berishës, Basha dhe thotë se nuk do të pranojë të bëj avokatin e askujt.

“Pa pikë diskutimi që detyra ime si kryetar i PD ishte që aspiratat e demokratëve për t’i prirë një ndryshimi themelor të politikës dhe Shqipërisë t’i jepja zë prioriteteve që ju shpjegova më parë. PD dhe unë s’mund të bëhemi avokatë personal të askujt, por do të jemi avokatë të halleve të përditshme të shqiptarëve. Na u siguria që do të kemi mbështetje absolute nga SHBA dhe kongresi”.

Deklaratat e deputetëve si Albana Vokshi që e akuzojnë se po ju mbyll gojën dhe s’po i lejon të flasin në mbledhjet e forumeve, i quajti të fabrikuara.

Basha tha se ka marrë mbështetjen e kongresmenëve dhe për nismën e demokratëve për Vetting-un në politik.