Politika Berisha: U thashë deputetëve se ndërkombëtarët s’do na mbështesin!

Berisha: U thashë deputetëve se ndërkombëtarët s’do na mbështesin!

Sali Berisha ka thënë mbrëmjen e sotme në Ora Neës se në PD e dinin që ndërkombëtarët nuk do ti mbështesnin në vendimin e tyre për djegien e mandateve. Berisha ka shtuar se u kishte thënë dhe deputetëve të PD se nderkombëtarët nuk do ta zyrtarizonin kurrë vendimin, por mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë vendimit të tyre.

‘Nuk duhet të mendojmë se do të na mbështesin kurrë me këtë vendim që kemi marrë. Ne me këtë vendim u qartësojmë ndërkombëtarëve se dialogu me ta është konstant. Zyrtarisht ndërkombëtarët nuk e mioratojnë vendimin tonë. Mediat botërore i kanë dhënë mbështetje historike opozite. Ato e kanë quajtur stina e opozitës dhe farsa ndërkombëtare’, ka thënë ish-kryeministri.