Kryesore Blinken zbulon arsyen se përse nuk takoi asnjë përfaqësues nga opozita

Blinken zbulon arsyen se përse nuk takoi asnjë përfaqësues nga opozita

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dhënë arsyen se përse zgjodhi që të mos takonte asnjë përfaqësues nga opozita.

Ai tha se pati kohë të zhvillonte disa takime, ndërsa shtoi se kur të kthehet do ketë mundësi të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të opozitës.

“Në fakt kam pasur mundësi për tu takuar me një sërë njerëzit, kam takuar dhe disa prej personaliteteve kyç të reformës në drejtësi dhe një grup të rinj dhe kur të kthehem nga darka që i detyrohem, do të kemi mundësi të takohem me një segment tjetër të shoqërisë shqiptare, kam marrë mjaftueshëm nga kjo ditë”, tha Blinken.

Blinken u ndal dhe tek takimi me krerët më të lartë të drejtësisë, duke nënvizuar se reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete.

“Ne do i bëjmë institucionet më llogaridhënëse, reforma nuk ka qenë e thjeshtë dhe e shpejtë. Ne kemi filluar të shohim rezultatet. Kam takuar prokurorë e gjyqtarë dhe është e rëndësishme që anëtarë të grupeve kriminale po përballen me drejtësinë. Ne do vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë në anëtarësimin në BE. Ne kemi nënshkruar memorandume mirëkuptimi dhe do ndihmojë për të mos pasur shtrembërime informacionesh. Ka një luftë informatike nga mëngjesi në mbrëmje, prandaj duhet një mënyrë efektive për ta shmangur këtë gjë. Janë trefishuar investimet amerikane në Shqipëri prej 2011-ës, ka potencial për të ndihmuar planetin tonë të përbashkët dhe ekonominë tonë. Sa i takon lidhjeve tregtare mes vendeve, ne sapo jemi kthyer nga disa takime me të rinj të programeve tonë të shkëmbimit që i bëjnë lidhjet tona akoma më të forta. Shqiptarët që studiojnë në SHBA-të.”

“Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju! Kjo ka qenë e vërtetë 3 dekada më parë, mbetet e njëjtë sot dhe njëjtë nesër”, tha Sekretari amerikan i Shtetit.