Sport Bolonja ndal edhe Romën, Juve dhe Napoli festojnë Championsin

Bolonja ndal edhe Romën, Juve dhe Napoli festojnë Championsin

Asnjë gol në “Olimpico” mes Romës dhe Bolonjës me rezultatin 0-0 që çon menjëherë në një verdikt të rëndësishëm: Napoli e Juve tashmë mund të festojnë kualifikimin e tyre matematikor në Champions League.

Mourinho fillimisht la jashtë Pellegrinin, Karsdorp, Smalling, Abraham dhe Zalewskin, në kuadër të ndeshjes së Ligës së Konferencës kundër Leicesterit. Në pjesën e parë, sidoqoftë e balancuar, mundësia më e qartë ishte e Zaniolos, i ndaluar në mënyrë perfekte nga Skorupski. Portieri i Bolonjës ishte vendimtar edhe në pjesën e dytë, sidomos kur devijoi goditjen me kokë të Kumbullës.

Por edhe Bolonja ishte pranë fitores me De Sivestrin, të bllokuar mirë nga Rui Patricio. Drithërimën e fundit e provokoi Pellegrinin, i cili në shtesë të plotë fshikulloi traversën.

Skuadra e Mourinhos ngjitet kështu në 59 pikë, në vendin e pestë së bashku me Lazion.