Ekonomi Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e karburanteve

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e karburanteve

Bordi i Transparencës i mbledhur më 27 Prill, ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas.

Në krahasim me vendimin e mëparshëm, Bordi ka rritur ccmimet duke deklaruar se këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:

Çmimi tavan i tregtimit me shumicë:

221 Lekë/litri për gazoilin;

201 Lekë/litri për benzinën;

92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Çmimi tavan i tregtimit me pakicë:

233 Lekë/litri për gazoilin;

213 Lekë/litri për benzinën;

104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 27.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë vendimin.