Ekonomi Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e naftës. Duke filluar nga ora 18:00 e ditës së sotme, nafta do të shitet me 252 Lekë për litër nga 243 lekë që ishte 4 ditë më parë.

Benzina do të shitet me 241 Lekë për litër, ndërsa gazi do të tregtohet me 81 Lekë për litër.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, Bordi i Transparencës paralajmëron se do të vendoset pezullimi i aktivitetit.