Aktualitet Rama: KESH do të prodhojë energji elektrike me panele diellore (FOTO)

Rama: KESH do të prodhojë energji elektrike me panele diellore (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se KESH do të nisë të prodhojë energji elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës. Sipas kreut të qeverisë, ky është projekti i parë i këtij lloji i realizuar në vendin tonë dhe në rajon.

“Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të nisë të prodhojë energji elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës, i pari projekt i realizuar i këtij lloji në vendin tonë dhe në rajon”, shkruan Rama.

Kryeministri thotë se burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjetike.