Sport Cila do të jetë e ardhmja e Mourinhos? Në Europë nuk e...

Cila do të jetë e ardhmja e Mourinhos? Në Europë nuk e duan më, i mbetet vetëm Arabia Saudite

Asnjë skuadër e madhe europiane nuk e do Jose Mourinhon.

Situatat jo komode që krijon dhe sherret e vazhdueshme të portugezit në Premier League angleze, La Liga-n spanjolle apo Serie A italiane në klubet ku ka punuar, kanë bërë që ekipet e mëdha të mos e mendojnë si kandidat.

Është e vështirë të mendosh për dikë si ai në një klub si Marseja ose në një ekip të Premier League-s që mban vendin e 8-të në skenarin më të mirë.

Për më tepër, edhe përfaqësuesja e Brazilit e gjeti trajnerin e ri dhe kjo ka bërë që alternativat në dispozicion të jenë të pakta.

Për këtë arsye, Mourinho po studion mundësinë e largimit nga Kontinenti i Vjetër, ku një opsion është Arabia Saudite.

Më parë trajneri ka deklaruar se një ditë mund të punonte atje dhe duket se ajo kohë ka ardhur.