Bota Çmimi Nobel në Mjekësi i jepet shkencëtarit Svante Paabo-s: Gjenetisti suedez vlerësohet...

Çmimi Nobel në Mjekësi i jepet shkencëtarit Svante Paabo-s: Gjenetisti suedez vlerësohet për zbulimet ne evolucionin e njeriut

Çmimi Nobel në Mjekësi është fituar nga një shkencëtar nga Suedia, Svante Paabo.

Asambleja Nobel në Institutin Karolinska i dha këtë çmim Paabos “Për zbulimet e tij në lidhje me gjenomet e homininëve të zhdukur dhe evolucionin njerëzor”.

Gjatë muajit tetor bëhen me dije edhe fituesit në fusha të ndryshme, në ekonomi, fizikë, letërsi dhe paqe.

Më 7 tetor pritet të mësohet fituesi i çmimit Nobel për paqen.