Extra Dalin në shitje bluzat e dizajnuara nga Dua Lipa, fitimet dhurohen për...

Dalin në shitje bluzat e dizajnuara nga Dua Lipa, fitimet dhurohen për Shqipërinë

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është një prej këngëtareve më të njohura të muzikës pop. Ajo është duke mbledhur fonde për t’ju ardhur në ndihmë shqiptarëve.

Këngëtarja ka treguar se ka zgjedhur të mbledhë të ardhura nëpërmjet shitjes së bluzave që tregojnë edhe kauzën e vendit tonë.

Dua ka zbuluar edhe dizajnin e bluzës, e cila duket të jetë bërë me kujdes.

Në pjesën e pasme qëndron emri i këngëtares dhe më poshtë krijohet një rreth me fjalët: Pray for Albania (Lutuni për Shqipërinë).

Kjo bluzë shitet për 45 dollarë dhe vjen në sasi të limituar.

Me të ardhurat e grumbulluara, Dua do të ndihmojë familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.