Sport Derbi i Italisë mbyllet pa fitues, alieni CR7 shënon golin 600

Derbi i Italisë mbyllet pa fitues, alieni CR7 shënon golin 600

Nuk ka patur fitues në “San Siro” mes Inter-it dhe Juventus-it, ndeshje e vlefshme për javën e 34-t të Serisë A.

Nainggolan ka zhbllokuar takimin me një goditje të mrekullueshme nga distanca në minutën e 7-të, por miqtë janë kundërpërgjigjur në minutën e 62-të me Cristiano Ronaldo-n, i cili ka fiksuar shifrat në 1-1.

Ka qenë një gol special për CR7, që ka arritur në kuotën e 600 realizimeve në ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet në nivel klubesh.

Ky barazim nuk kënaq asnjë nga dy ekipet, me Interin që nuk ka arritur të shkëputet nga rivalët në garën për të siguruar një vend në Champions League, ndërsa Juventus i ka thënë lamtumirë rekordit të 102 pikëve, i vendosur nga Juventusi i Antonio Conte-s në sezonin 2013/14.