Bota Dy humbje jete nga COVID-19 në Kosovë, ulet numri i rasteve të...

Dy humbje jete nga COVID-19 në Kosovë, ulet numri i rasteve të reja

Dy viktima, 43 raste të reja dhe 123 të shëruar, ky është bilanci i COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 589 mostra prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive. “Numri total i rasteve pozitive është 15.663 raste nga 68.463 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 627 raste të vdekjes”, njoftojnë autoritetet.

Po ashtu brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, 1 rast nga MIQ-COVID, QKUK dhe 1 rast nga Spitali i Prizrenit.

Lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 123 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.677 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.359.