Sport Edhe NBA pa tifozë për shkak të koronavirusit? LeBron James: Nuk luaj...

Edhe NBA pa tifozë për shkak të koronavirusit? LeBron James: Nuk luaj me dyer të mbyllura

Emergjenca nga koronavirusi ka mbërritur dhe në Shtetet e Bashkuara dhe kampionati i basketbollit po shikon mundësinë që disa ndeshje të luhen me porta të mbyllura për tifozët.

Pas paralajmërimeve të disa ditëve më parë për lojtarët për praktikat që duhen ndjekur, NBA ka shpërndarë dhe një njoftim të ri për 30 skuadrat, duke iu kërkuar të shikojnë mundësinë dhe të përgatiten për të zhvilluar disa ndeshje pa tifozë.

“Unë luaj basketboll për shokët e mi të skuadrës dhe për tifozët. Të bëjnë çfarë të duan. Unë nuk luaj me dyer të mbyllura”. Ky është qëndrimi i qartë dhe i prerë i yllit të koshit LeBron James pas hipotezave të përhapura nga NBA.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht raportohen 282 persona të prekur nga koronavirusi dhe 16 viktima në 26 shtete.