Extra Elvis Pupa ka në plan një film që ka të bëjë me...

Elvis Pupa ka në plan një film që ka të bëjë me Big Brother Vip

Elvis Pupa ishte i eleminuari i spektaklit të së martës, ka qenë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

Visi foli për eksperiencën brenda shtëpisë dhe për planet e tij të ardhshme, ku përveç projekteve muzikore, Visi ka folur edhe për një film ku do të marrin pjesë disa nga banorët e “BBV2”.

“Kam qejf të bëjë një film, mund të ketë disa pjesë të shkurtra humoristike…po dhe këtë filmin e kam qejf, dua të rikthejë filmin e fundit që kam regjistruar në Amerikë në 2011, dua të bëj dyshin, po dua të bëhet këtu, dua një produksion të madh, shumë veta nga shtëpia e “BBV2” kanë shprehur dëshirën të jenë pjesë e këtij produksioni…”

Gjithashtu Visi ka treguar se dëshiron bashkëpunim muzikor me Luizin dhe Lorencin e sipas tij do të jenë një treshe sherbetash.